Telegrafi

Milner: Këtë sezon jam duke parë një Liverpool ndryshe

Pas fitores 5-1 ndaj Hull Cityt, James Milner, ka thënë se Liverpooli i tij këtë sezon është krejtësisht ndryshe.

Mesfushori anglez ka thënë se këtë vit cilësia e skuadrës është me e madhe se ajo e vitit të kaluar.

“Jam duke parë një skuadër ndryshe këtë sezon, komplet ndryshe nga viti i kaluar”.

Lexo po ashtu Formacioni i javës së gjashtë në Ligën Premier (Foto)

“Vitin e kaluar luajtur disa ndeshje të mira, por në pjesën më të madhe. Këtë vit kemi një vazhdimësi të mirë, cilësia e këtij ekipi është e pabesueshme”, ka thënë Milner.

Pas gjashtë javëve Reds renditen në vendin e katër me 13 pikë. /Telegrafi/