Telegrafi

Milner kalon Liverpoolin në epërsi ndaj Cityt, Klopp nuk e shikon penalltinë nga emocionet (Foto/Video)

Liverpooli ka kaluar në epërsi ndaj Manchester Cityt me rezultat 0-1.

Goli erdhi nga James Milner në minutën e 50-të nga pika e bardhë.

I pagabueshëm Milner nga pika e bardhë: 7 të gjuajtura këtë sezon, të gjitha i ka shndërruar në gola.

Anglezi shënoi pasi Roberto Firmino u pengua në zonë nga Gaël Clichy.

Klopp ia kthen shpinën penalltisë, e mëson se Milner shënoi nga reagimi i tifozëve,

Vlen të theksohet se të shtatë golat e Milner këtë sezon kanë ardhur nga penalltitë. /Telegrafi/