Site icon Telegrafi

Milner: Është edhe më e rëndë, pasi do të jemi jashtë Evropës

Kapiteni i Liverpoolit, James Milner, thotë se ekipi i tij është shumë i zhgënjyer që nuk arriti të fitonte në finale të Europa League ndaj Sevillas.

Resat e përfunduan pjesën e parë në epërsi prej 1-0, por tre gola të spanjollëve në pjesën e dytë shuan ëndrrën e anglezëve për titull.

“Nuk e nisëm mirë pjesën e dytë dhe kjo është dëshpëruese. Nuk treguam as afër aftësitë tona dhe ky është zhgënjimi më i madh”.

“Ishim gati, ishim të sigurt që po ecnim në rrugën e duhur. Falëm një gol të lehtë dhe nuk u kthyem kurrë në ndeshje”, ka thënë Milner pas takimit, transmeton koha.net.

Meqenëse një triumf në Europa League ishte shpresa e vetme e skuadrës së Jurgen Kloppit që të merrte pjesë në gara evropiane sezonin e ardhshëm, sipas Milnerit, kjo humbje është edhe më e rëndë.

“Është edhe më e rëndë që nuk do të jemi pjesë e Evropës sezonin e ardhshëm”, ka shtuar ai.

Exit mobile version