Tashmë është bërë i njohur rasti i acarimit të Sadio Manes me Mohamed Salahun në ndeshjen e zhvilluar ndaj Burnleyt në fundjavën e kaluar.
Liverpooli ka bërë të ditur se kjo gjë është e harruar mes të dy lojtarëve dhe se nuk ka asnjë mosmarrëveshje mes tyre.
Jordan Henderson pas ndeshjes ka zbuluar se të gjithë ishin në disponim në dhomat e zhveshjes dhe senegalezi me egjiptianin u përqafuan mes vete për fitoren 3-0.
https://www.youtube.com/watch?v=jwd8urYaeoc
Salah ka reaguar pas acarimit të Manes gjatë largimit nga fusha, duke e rishpërndarë videon e Liverpoolit në ‘Instastory’ dhe duke lënë mbishkrimin: “Prisni pamjen e fytyrës së Roberto Firminos”.
Një tjetër reagim erdhi edhe nga James Milner që bëri shaka me senegalezin.
“Ndoshta e kam keq lexuar këtë, por jam shumë i sigurt se Mane ishte duke reaguar ndaj meje se nuk e futa në lojë”, ka shkruar mesfushori i The Reds në Instagramin e tij.
Në lidhje me këtë mbishkrimin e lënë në foto, Mane i ka reaguar Milneri, duke i thënë se: “Kjo ishte ajo për çfarë u ankova”.
Mane nuk e kishte pranuar topin nga Salahu në përballjen ndaj Burnleyt, e që gjërat u acaruan mes tyre nga fundi i ndeshjes. /Telegrafi/