Site icon Telegrafi

Milloshoski: Zaev duhet ta mbajë fjalën dhe të jap dorëheqje

Antonio Milloshoski sot paralajmëroi realizim të disa projekteve infrastrukturore, të cilat sipas tij janë pjesë e programit të OBRM-PDUKM-së menjëherë pas formimit të Qeverisë së re. Ai gjithashtu porositi liderin e opozitës maqedonase Zoran Zaev, të jap dorëheqje për shkak se sipas tij, nuk e fitoi besimin e qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bëhet fjalë për ndërtimin e autostradës nga Gostivari në Kërçovë, rrugë të re në aksin Kërçovë-Dibër, projekte tjera që do të hapin vende të reja pune, për çka edhe qytetarët e dhanë votën. Autostrada Kërçovë-Gostivar do të ndërtohet nga 42 kilometra, me dy korosi, të gjera 3,75 metra dhe me mbrojtje në mes të korosive”, deklaroi Milloshoski./Telegrafi/

Exit mobile version