Site icon Telegrafi

Milloshoski thotë se Zaev dhe Dimitrov duhet të japin dorëheqje nëse nuk ka datë për nisjen e bisedimeve

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski në emisionin ‘Top Tema’ në TV Telma, tha se nëse nuk ka datë për nisjen e bisedimeve me BE-në, Zaev dhe Dimitrov të premten mbrëmje në Kuvend duhet të japin dorëheqje.

Milloshoski tha se vizita e kryeministrit Zaev në Bruksel është e vonuar dhe se sipas tij, kjo vizitë është dashur të jetë një apo dy muaj para, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Milloshoskit, Macron duket se nuk është politikan labil siç është Zaev dhe se nuk ndryshon qëndrimet edhe pse çmimi që paguan Maqedonia është tepër i lartë.

Përndryshe, më herët kryetari i Francës, Emmanuel Macron tha se vendimi pozitiv për nisjen e bisedimeve është i hershëm edhe për Maqedoninë e Veriut edhe Shqipërinë./Telegrafi/

Exit mobile version