Site icon Telegrafi

Milloshoski: Të mos lejojmë që lideri i ri i partisë të jetë marionetë

Të mos lejojmë që lideri i ri i OBRM-PDUKM-së të jetë marionetë, ka deklaruar Antonio Milloshoski para fillimit të mbledhjes së Komitetit ekzekutiv, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kërkesat tona janë qëllim mira me qëllim që të mos lejojmë që lideri i ri që përpara të dihet dhe të zgjidhet nga një garë jodemokratike për kryetar partie”, ka thënë Milloshoski i cili është njëri nga funksionarët e lartë të OBRM-PDUKM-së që ka kërkuar shtyerjen e kongresit për në muajin shkurt për shkak të dyshimeve të tyre për proces jotransparent.

Lidhur me akuzat nga Gruevski i cili hapur ka pyetur nënshkruesit e kërkesës se pse kanë heshtur deri më tani ai ka thënë se disa herë kanë biseduar me Gruevskin në katër sy mirëpo sugjerimet e tyre janë pranuar vetëm në mënyrë deklarative./Telegrafi/

Exit mobile version