Telegrafi

Milloshoski: Do të fokusohemi në ekonomi dhe punësime të reja

Antonio Milloshoski nga OBRM-PDUKM, në një takim me banorët nga Peshtani, ka folur për ekonominë dhe punësimet që i ka hapur partia e tij si dhe aktivitete që do të ndërmerr OBRM-PDUKM në të ardhmen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ka shtuar se përderisa LSDM ka mbyllur fabrika në të gjitha komunat, OBRM-PDUKM është partia e parë e cila ka hapur fabrika dhe përpiqet atë ta realizojë në më shumë komuna.

‘Si parti do të vazhdojmë edhe pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, ku jemi të sigurtë se do ta fitojmë besimin e qytetarëve, të hapim fabrika dhe të sjellim investime të huaja. /Telegrafi/