Përpara se të aktrojë patriot i madh, Antonio Milloshoski ta pyes partnerin e koalicionit, Artan Grubi për pretendimet e tij se UÇK-ja e udhëheq qeverinë, Parlamentin, komunat dhe shtetin, thuhet nga LSDM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Me këto deklarata, Grubi e ka varrosur gënjeshtrën e Gruevskit dhe Milloshoskit për një çfarë federalizimi. Milloshoski është njeriu për të cilin nga projekti “E vërteta për Maqedoninë”, dëgjohet si tregton me emrin. “E Epërme, E poshtme, me kllapa, pa kllapa …” kështu Milloshoski, Gruevski, Mijallkov kanë bërë marrëveshje se çka do t’i përcjellin partnerit të tyre nga Greqia”, thuhet në komunikatë.
Partia porosit se patriotizmi i rremë nuk do ta shpëtojë Milloshoskin, as Gruevskin. /Telegrafi/