Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, ka folur për propozim-programin qeveritar dhe për ekipin qeverisës të mandatarit Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai foli për programin qeveritar, të cilin e konsideron si të dobët, që nuk do të sjell punësime të reja, e as investime të huaja plotësuese. Sipas tij, ekipi i mandatarit ka njerëz të korruptuar dhe të akutuar për korrupsion, duke përmendur emrin e Bujar Osmanit. Në lidhje me këtë rast, Milloshoski tha se do të ketë drejtësi selektive.
Milloshoski përmendi edhe akuzat e Ziadin Selës ndaj kandidatit për ministër për resor, Ramiz Merko. Nga kandidatët për deputet, Milloshoski vlerësoi lartë vetëm kandidaturën e Arben Taravarit, për të cilin tha se do ta kishin mbështetur, nëse votimi do të ishte individual për secilin kandidat. Diskutimin e seancës së sotme mund ta ndiqni në këtë vegëz./Telegrafi/