Site icon Telegrafi

Milloshoski: Sonte vendosim

Deputeti dhe ish-ministri i Punëve të jashtme të Maqedonisë, Antoni Milloshoski ka komentuar ngjarjet e fundit duke thënë se deri tani nuk dihet asgjë dhe pritet që Komititeti i partisë të vendos për koalicionin me BDI-në dhe për qeverinë e re të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Sonte do të vendosim se çfarë dhe si do t’ia bëjmë, nuk mund të them asgjë derisa sa të fillojë takimi i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së dhe pastaj do të diskutojmë të gjitha mundësitë dhe pastaj do të kemi një vendim definitiv”, theksoi Milloshoski para selisë së partisë.

Më herët edhe kryetari aktual i Kuvendit e komentoi situatën duke thënë se deri në mesnatë Maqedonia do të ketë Qeveri./Telegrafi/

Exit mobile version