Site icon Telegrafi

Milloshoski “riemëroi” OBRM-PDUKM-në për nder të Donald Trump (Foto)

Pas fitores të republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Antonio Milloshoski ish shef i diplomacisë së Maqedonisë, në rrjetin social në Twitter, OBRM-në (Organizata për Bashkimin e Republikës së Maqedonisë) e riemëroi në “Organizata e Brendshme Republikane e Maqedonisë”, për nder të fitores së Donald Trump, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Partia qeverisëse, me anë të deklaratave të zyrtarëve të saj, nuk mundi të fshehë kënaqësinë e saj me vullnetin e shprehur të votuesve amerikan. OBRM-PDUKM-ja ka mbështetur Trump, si kandidat për president në SHBA./Telegrafi/

Exit mobile version