“Ata që tani janë në pushtet sigurisht kanë marrë ndonjë detyrim nga faktorët që ju ndihmuan të jenë në koalicion qeverisës, por ne jemi këtu vigjilent dhe të fortë që të mos lejojmë ndonjë lëvizje që do të jetë në dëm të shtetit”, tha deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, në një intervistë për TV Nova, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se në zgjedhjet lokale OBRM-PDUKM-ja do të jetë parti që do të fitojë më shumë vota nga qytetarët.
“Shpresoj se do të kthehet atmosfera për kthimin e besimit drejt pushtetit qendror dhe do të nënshkruhen shpejtë zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha mes tjerash Milloshoski./Telegrafi/