Site icon Telegrafi

Milloshoski publikon audio-incizim në Kuvend: Z.Z e di se me çfarë para Boki 13 ka hapur televizion

Deputeti Antonio Milloshoski sot para deputetëve në Komisionin për Çështje Evropiane ka lëshuar një audio-incizim, në të cilin sipas tij, dëgjohet zëri i personit Z.Z (duke aluduar në ish-kryeministrin Zoran Zaev), duke biseduar me një person tjetër për të akuzuarin e parë në rastin “Haraçi”, Bojan Jovanovski – Boki 13.

Milloshoski tha se ky incizim jep dritë të vogël për atë se dikush dëshiron nuk dëshiron që përgjimet telefonike të përdoren si dëshmi në procedurat gjyqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Milloshoski e lexoi transkriptën, pasi audio-incizimi nuk dëgjohej mirë dhe nuk mund të kuptohej.

Sipas Milloshoskit, personi Z.Z me një person tjetër, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, ka folur në lidhje me Boki 13, duke i thënë:

“U duhen para për televizionin dhe bënë kombinime. E pyeta prej ku i ka paret për televizion. Ai më tha nga Kroacia, por kryesisht nga Cile, Siljan Micevski, nga ai projekti për shtëpi të pleqve”, tha Milloshoski, duke e lexuar transkriptën e bisedës.

Deputeti Milloshoski tha se këtë incizim e ka marrë nga një person tjetër dhe e ndau me opinionin, për shkak të dyshimeve për përzierje në krim./Telegrafi/

Exit mobile version