Site icon Telegrafi

Milloshoski: PSP duhet të jetë pjesë e Prokurorisë Publike, por pa status të veçantë

Antonio Milloshoski sot tha se Prokuroria Speciale Publike duhet të jetë pjesë e Prokurorisë Publike Shtetërore, por mos të ketë status të veçantë, e cila do t’i jepte privilegje disa prokurorëve, ndërsa do të dëmtohej pjesa tjetër e prokurorëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Milloshoski tha se Prokuroritë, siç është Prokuroria e Shkupit, dhe prokuroritë tjera që merren me vrasjet, krimet e rënda dhe me veprimet tjera joligjore në Republikën e Maqedonisë e kanë obligim dhe nevojë që të marrin mbështetje buxhetore dhe resurse për punën e tyre.

Milloshoski tha se nevojitet arritja e konsensusit për Ligjin për Prokurorinë Publike.

“Shpresoj që ministrja do të tregojë aftësi menaxhuese që t’i bind të gjithë anëtarët në këtë proces që të arrihet kompromis i përbashkët e cila nuk do të largonte nga rregullat pozitive në Republikën e Maqedonisë dhe nga praktika gjyqësore në Gjykatën e Strasburgut”, tha Milloshoski.

Ministrja e Drejtësisë më herët tha se duhet të shikohet se kush i mbështet proceset eurointegruese, sepse Ligjin e pret Brukseli, ndërsa të shikohet se kush dëshiron që të mbroj krimin me ligj kontestues./Telegrafi/

Exit mobile version