Site icon Telegrafi

Milloshoski: Propozojmë model standard për Prokurorinë Publike, pa zgjidhje hibride

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, sot në konferencë për shtyp tha se para disa ditësh kanë marrë propozim të ri nga ana e qeverisë për Ligjin për Prokurorinë Publike.

Ai tha se në propozimin e ri LSDM-ja e ka ndryshuar qëndrimin që kryeprokurorin shtetëror ta emërojë opozita, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Milloshoski tha se i janë përgjigjur me shkrim këtij propozimi dhe presin që ekipi i pushtetit ta shqyrtojë dhe mund që të enjten ose të premten të ketë takim të ri.

“Së pari, ne besojmë se tashmë është e mjaftueshme për të arritur zgjidhje të reja hibride, siç është ajo e propozuar nga Zoran Zaev, të ndahet prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion në dy pjesë me çka njëra prokurori do të ishte për korrupsion të lartë”, tha Milloshoski.

Ndërsa sa u përmet zgjedhjes, ai tha se propozojnë metodologjinë e cila do të sigurojë që pushteti nuk do ta ketë fjalën e fundit./Telegrafi/

Exit mobile version