Telegrafi

Milloshoski për pranimin e emigrantëve: Nëse Zaev dëshiron të aktrojë humanistin, le të na japë shembull

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së thotë se kryeministri Zaev nuk është i aftë në Maqedoni t’u ndihmojë as familjeve që kanë persona me nevoja të veçanta dhe jo ta bëjë për qytetarët nga vendet e treta.

Ai kritikon se nuk ka asnjë ambasadë që do të vërtetojë të dhënat themelore të sigurisë për emigrantët që do të pranohen.

Sipas tij, Maqedonia është ndër vendet më të varfra në Evropë dhe Qeveria duhet të thotë se solidariteti duhet të demonstrohet nga anëtaret më të pasura në Kombet e Bashkuara që kanë sistem të mirë të arsimit dhe integrim për emigrantët.

“Nëse Zaev vendos të aktrojë humanistin, këtë të mos e bëjë me buxhetin e popullit, por le të japë shembullin e tij personal”, tha Milloshoski./Telegrafi/