Grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së lëshoi punën e Kuvendit dhe nuk do të merr pjesë në debatin për ratifikimin e propozim-ligjit të marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Antonio Milloshoski nga OBRM-PDUKM në konferencë për shtyp në Kuvend tha se procedura për miratimin e marrëveshjes është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren dhe se ata kanë vendosur të mos marrin pjesë në miratimin e marrëveshjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Me këtë marrëveshje, qeveria u largua nga gjitha sukseset dhe hapat e arritur nga viti 91 deri sot”, tha Milloshoski.
Ai akuzoi pushtetin se dëshiron të shmang diskutimin për marrëveshjen dhe për këtë arsye tha se është sjellur me flamur evropian./Telegrafi/