Telegrafi

Milloshoski nuk e din nëse ka marrë pagën me 78% rritje

Deputeti Antonio Milloshoski nuk din nëse i ka arritur paga për muajin prill për 78% më shumë. Në konferencën e sotme për shtyp, deputeti Milloshoski u shmang përgjigjes së pyetjes duke theksuar se do të mbështesë ligjin e opozitës për zgjidhje sistematike për pagat e funksionarëve.

“Do ta kontrolloj xhirollogarinë dhe do t’ua them”, u shpreh Milloshoski në pyetjen e gazetarëve.

Ai edhe një herë në konferencë për shtyp sqaroi se Qeveria e ka mbështetjen e opozitës nëse propozon uljen e koeficienteve për përllogaritjen e pagave.

“Do t’i japim mundësi qeverisë. Atë që e paralajmërojnë si ligj sistematik duhet sa më shpejt të arrijë në Kuvend dhe opozita do të japi mbështetje. Kemi vullnet politik”, u shpreh deputeti Milloshoski./Telegrafi/