Telegrafi

Milloshoski: Ne nuk mund të ndikojmë tek pushteti për Ligjin për Prokurori Publike, por Bashkimi Evropian ka mundësi të ndikojë

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski tha se opozita maqedonase nuk ka resurse që ta bind pushtetin për ta miratuar sa më shpejtë Ligjin për Prokurorinë Publike.

“Por, nëse Bashkimi Evropian e ndërlidh miratimin e këtij ligji me kushtet që Maqedonia duhet t’i plotësojë do t’i mundësojnë perspektivë apo imazh më të mirë në BE, atëherë do t’i ndihmojë qeverisë të jetë më serioze”, tha Milloshoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Deskoska: Qëndrimet rreth Ligjit për Prokurorinë Publike mbeten të njëjta

Më herët, ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska tha se ende nuk ka përafrime midis pushtetit dhe opozitës sa i përket Ligjit për Prokurorinë Publike.

Kryeministri Zaev para disa ditësh në Nju Jork deklaroi se pret që pushteti dhe opozita t’i harmonizojnë qëndrimet e tyre dhe ta miratojnë Ligjin për Prokurori Publike dhe se është i gatshëm që bashkërisht me Mickoskin ta mbyll këtë çështje./Telegrafi/