Që kur nënkryetari i OBRM-PDIKM-së Mitko Jançev u shkarkua, vendi i nënkryetarit të OBRM-PDUKM-së është i lirë, kurse emri i deputetit Antonio Milloshoski përmendet për ta zënë këtë post partiak.
Informacionet nga brenda thonë se në periudhën e fundit ka pasur takime intensive mes tij dhe Mickoskit, ku janë tejkaluar mospajtimet. Pretendohet se Milloshoski i ka dhënë përkrahje absolute Mickoskit që ta udhëheqë partinë në momentet kritike gjatë ndryshimeve kushtetuese, zgjedhjeve presidenciale dhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare eventuale që pritet të ndodhin së bashku me zgjedhjet presidenciale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë kontekst, sipas gazetës “I pavaruri”, Mickoski ka ra në ujti me Milloshoskin që ky i fundit ta marr postin e nënkryetarit të OBRM-PDUKM-së.
Ish-ministri i Punëve të jashtme, Antonio Milloshski ishte ndër të parët nga OBRM-PDUKM-ja që u deklarua se do ta bojkotojë referendumin.
“Nuk ka koment”, u përgjigj Milloshoski në pyetjen se a është e saktë se do të bëhet nënkryetari i tretë i OBRM-PDUKM-së, bashkërisht me Aleksandar Nikolloskin dhe Vllado Misjallovskin./Telegrafi/