Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputet aktual i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, ka thënë se Maqedonia në qershor nuk do të merr datë për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Sipas tij, drejtësia selektive dhe mungesa e reformave në administratë janë vetëm një pjesë e arsyeve, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Nëse ka zbatim më të mirë të ligjeve dhe zgjedhje fer dhe demokratike, atëherë mund të shpresojmë për nisjen e negociatave me BE-në në vitin 2020, gjatë kohës së kryesimit të Kroacisë. Bisedimet për anëtarësim në BE, nëse nuk paraqiten probleme dhe bllokada gjatë shekullit të ri, mund të zgjasin 8-10 vjet”, ka shkruar Milloshoski në Facebook.
Përkundër deputetit të opozitës, funksionarët qeveritar janë shprehur optimist se në mbledhjen e qershorit Këshilli i BE-së do të jep datë për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.
Nga pushteti si kusht për marrjen e datës nga BE e shohin miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, i cili do ta zgjidh edhe statusin e Prokurorisë Speciale./Telegrafi/