OBRM-PDUKM-ja vazhdon që të mbaj qëndrim kundër vazhdimit të mandatit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), edhe pse vazhdimin e kërkon bashkësia ndërkombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky reagim i OBRM-së vjen pas deklaratës së ambasadorit amerikan, Jess Baily, për vazhdim të mandatit të PSP-së. Antonio Milloshoski nga kjo parti ka deklaruar se ”ne mbetemi në përputhje me atë se PSP duhet të punojë në mënyrën si është ra në ujdi. Mandati i kalon në qershor dhe ne i urojmë gjithë të mirat deri në qershor, të shohim se sa janë të aftë dhe çfarë mund të tregojnë.”
Për të vazhduar mandatin e PSP-së janë të nevojshme dy e treta e numrit të deputetëve./Telegrafi/