Telegrafi

Milloshoski: Ligji për PSP-në është i qartë, Këshilli nuk mund të zgjedh ushtrues detyre

Deputeti i partisë opozitare maqedonase Antonio Milloshoski, përmes rrjeteve sociale ka komentuar çështjen lidhur me pasardhësin e Katica Janevës, e cila është paraburgosur, si e dyshuar në rastin “Haraçi”.

Milloshoski thotë se Këshilli i Prokurorëve Publik nuk mund të zgjedhin ushtrues detyre në Prokurorinë speciale pasi që detyrë e tyre është që të zgjedhin vetëm në Prokurorinë Publike, njofton Telegrafi Maqedoni.

““Sipas nenit 18 paragrafi 4 nga Ligji për Prokurorinë Publike, Këshilli i Prokurorëve Publik ka kompetencë të emërojë vetëm ushtrues detyre në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë deri në zgjedhjen e drejtuesit e jo të emërojë ushtrues detyre në prokuroritë tjera e as më pak të zgjedhë ushtrues detyre në Prokurorinë Speciale Publike”.

“Ligji për Prokurorinë Special Publike ëshë i qartë, pas ndërprerjes së mandatit të prokurorit special pubik, pasardhësi zgjidhet sipas procedurës së vërtetuar sipas nenit 3 nga Ligji”, shkruan Milloshoski duke shtuar se nuk duhet të befasohemi nëse Zaev dhe Joveski zgjedhin ushtrues detyre përmes këtij këshilli edhe në institucionet tjera./Telegrafi/