Telegrafi

Milloshoski: Kuvendi i shpërndarë nuk mund të konstituohet sërish

“Pasi Kuvendi të shpërndahet, nuk mund të ketë në seancë dhe nuk ka mandat të mbajë mbledhje”.

Kështu konsideron deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, duke komentuar nismën e LSDM-së për rikonstituimin e Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Derisa është në fuqi vendimi për vetshpërndarje të Kuvendit me 108 vota ‘për’, askush nuk mund, me iniciativën ose dëshirën e tij ta konstituojë ose rikonstruktojë Kuvendin, pa marrë mandat nga qytetarët në zgjedhje”, thotë Milloshoski.

Ai sonte në emisionin Top Tema tha se nëse Kuvendi mban mbledhje përsëri, do të shërbejë për legalizimin e të gjitha dekreteve të Qeverisë që, sipas tij, LSDM-ja dhe BDI i kanë sjell gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa nuk kanë lidhje me gjendjen e tillë.