Site icon Telegrafi

Milloshoski: Kur përfitonin nga 300 mijë euro në vit, në parti nuk kishte nevojë për reforma

Antonio Milloshoski nga OBRM-PDUKM ka komentuar ”Reformistët” në parti që sot dolën edhe publikisht duke dashur që të kërkojnë reforma brenda partisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Po, partisë i duhen reforma dhe freskime brenda por duhet të pasur parasysh se reformat nuk mund t’i bëjë një njeri që në vitet më të mira 2013, 2014, 2015 partia i ka gjetur klientë dhe nga ta ka përfituar 300 mijë euro në vit. Atëherë nuk duheshin reforma, nuk duheshin ndryshime brenda partisë. Atëherë, i njejti i puthte dorën kryetarit dhe zyrtarëve tjerë.” tha Milloshoski. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Njihuni me të fortët që i dalin ballë Gruevskit brenda partisë (Foto)
Exit mobile version