Komisioni i Kuvendit për Punë të Jashtme kërkoi nga Ministria e Punëve të Jashtme shkrime mbi propozimin për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit, ku të shtunën dhe zyrtarisht njoftoi kryeministri Zoran Zaev, Republika e Ilindenska Makedonija, deklaroi sot kryetari i komisionit, Antonio Millososki, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deputeti, i cili vjen nga opozita OBRM-PDUKM-së, shprehu shpresën se ministri Nikola Dimitrov do të nderojë deputetët.
Secili ka një certifikatë sekrete shtetërore, të gjithë kanë përgjegjësi për shtetin si dhe ai, tha Milloshoksi, duke shtuar se deputetët janë të gatshëm të shqyrtojnë dokumentet në një sesion të mbyllur nëse Ministri i Jashtëm, Nikola Dimitrov i përgjigjet pozitivisht kërkesës së tyre.
Duke treguar qëndrimin e tijë, ai tha se ka kantravizitet për këtë propozim sepse për të ka qëndrime të ndryshme.
Pozita e kryeministrit Zaev ishte se çështjet e identitetit mbeten të pandryshuara, siç është tani në OKB, ndërsa dje në një intervistë, ministri i jashtëm Dimitrov tha për gjuhën se ai do të ishte maqedonase pa përkthime dhe ne shohim se ose nuk ka pajtueshmëri ose se dikush di më shumë ose se diçka është e fshehur nga publiku dhe prandaj mendoj se është mirë që të kemi një propozim me shkrim, tha Millososki. /Telegrafi/