Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, ka reaguar në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal dhe kërkon nga presidenti i vendit që të mos e nënshkruajë dekretin për këto ndryshime.
Ai në rrjetet sociale shkruan se është keqpërdorur flamuri evropian në miratimin e këtyre ndryshimeve ligjore.
“Keqpërdorimi i flamurit evropian për ndryshimet të dizajnuara politike në Kodin Penal që shkaktojnë dëme serioze sistemit të drejtësisë në Maqedoni. Nga ana legale edhe nga ana politike, do të ishte e drejtë nëse Presidenti Pendarovski nuk e nënshkruan këtë projekt ligjor të BDI-së dhe LSDM-së dhe ligji për ndryshimin e Kodit Penal të kthehet në Kuvend për diskutim të mëtutjeshëm”.
“Një veprim i tillë i Pendarovskit së pari do të nënkuptojë kundërshtimin e keqpërdorimit të flamurit evropian nga ana e qeverisë dhe njëkohësisht do t’i jepet mundësia për një debat publik për këtë temë me Odën e Avokatëve, shoqatën e gjyqtarëve dhe departamentet penale, juridik në fakultetet juridike në këtë vend”, shkruan Milloshoski.