Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme Antonio Milloshoski, kërkon që kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot në Kuvend t’i dorëzojnë dy dokumentet, gjegjësisht propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Sofjen.
Në kërkesën që Milloshoski e ka dërguar te Kovaçevski dhe Osmani, kërkon që deputetët që sot ta marrin dokumentin dhe nesër për të njëjtin të diskutohet në Kimisionin për Politikë të Jashtme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kërkoj që te deputetët ta dorëzoni protokollin që ka të bëjë me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, që është punuar dhe harmonizuar me pjesëmarrje të përfaqësuesve qeveritar të Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe kornizës negociuese që është dorëzuar nga kryesimi francez me BE-në, dhe në të cilin kontestet dy palëshe janë konfirmuar si pjesë e kushteve për marrjen e datës për negociatat”, thuhet në kërkesën e Milloshoskit.
Për shkak të interesit të opinionit, Milloshoski propozon që seanca e komisionit të jetë e hapur për qytetarët./Telegrafi/