Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski ka folur në lidhje me ngjarjet e fundit në Kuvend, përkatësisht me mungesën e deputetit Kastriot Rexhepi.
Sipas Milloshoskit, Zaev ka para, firma dhe pronë në Bullgari ndërsa deputeti Kastriot Rexhepi është loguar në “Facebook” nga Bullgaria.
“A është dërguar, transportuar, ngarkuar, bindur, kërcënuar detyruar, këtë e dinë vetëm Zaev, BDI dhe Ai”, shkruan Milloshski.
Ndryshe, më herët deputeti Kastriot Rexhepi përmes “Facebook” tha se nuk do të merr pjesë në seancë për shkak të eurointegrimeve të vendit./Telegrafi/