Telegrafi

Milloshoski: Kanë filluar bisedimet mes OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së për Qeverinë e re

Antonio Milloshoski në një konferencë për shtyp, vërtetoi se me takimin e djeshëm të liderëve të BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së, Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski kanë filluar bisedimet për formimin e Qeverisë së re. Por ai tha se qëndrimet e partisë së tij janë të pandryshueshme në lidhje me dygjuhësinë në gjithë territorin e Maqedonisë dhe vazhdimin e mandatit të PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa nga ana tjetër nga BDI thonë se pa u përmbushur parakushtet e tyre, gjegjësisht zbatimi i dygjuhësisë dhe vazhdimin e mandatit të PSP-së, nuk do të pranojnë marrëveshje për formimin e Qeverisë së re.

Nga këto premtime të kundërta të dy partive që kanë qenë një kohë të gjatë në koalicion, po bëhet gjithnjë e më e vështirë formimi i Qeverisë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit./Telegrafi/