Antonio Milloshoski nga OBRM-PDUKM-ja në emisionin “10 Minuta” në televizionin 21, ka demantuar informacionet se partia e tij i ka dërguar garancione me shkrim BDI-së, për pranim të platformës së partive shqiptare. Ai theksoi se, për shkak të kohës së gjatë që kanë qenë në koalicion me BDI-në, fjala e dhënë është respektuar dhe nuk ka pasur nevojë për dokumente të shkruara, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ne jemi parti politike e hapur. Me BDI-në tradicionalisht kemi pasur bashkëpunim të mirë. Nëse nga ana e tyre ka interes, ne nuk do t’i ishim shmangur mundësisë për të biseduar në këtë temë”, deklaroi Milloshoski.
Ai gjithashtu theksoi se BDI nuk ka qëndruar në fjalën dhënë në vitin 2007 kur kjo parti kërkonte të respektohej parimi i fitueset me fituesin.
Ndërsa në fund ai edhe një herë përsëriti pohimet e partisë së tij se dështimet me BDI-në kanë dështuar për shkak të zyrtarizimit të gjuhës shqipe dhe jo PSP-së./Telegrafi/