Site icon Telegrafi

Milloshoski: Jemi në situatë të palakmueshme, por ky është dëmi nga nënshkrimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë nga LSDM dhe BDI

Në emisionin e sontëm “Për apo kundër” në TV Alfa i ftuar ka qenë nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Antonio Milloshoski i cili tha se dëmi nga nënshkrimi i marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë nga LSDM dhe BDI është e madhe dhe po i ndjejmë pasojat.

“Në përgjithësi situata nuk është e lakmueshme, por situatën që kemi sot i ka rrënjët në nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë midis Maqedonisë dhe Bullgarisë në vitin 2017 nga ana e kryeministrave të atëhershëm Zoran Zaev dhe Bojko Borisov. Me kohë paralajmëruam se nënshkrimi i asaj marrëveshje e cila mbante ‘titull të shkëlqyer’ të fqinjësisë së mirë, përkundrazi do të shkaktonte shumë më tepër probleme për Maqedoninë se sa do të ofronte zgjidhje dhe përfitime. Nga këndvështrimi i sotëm vërtetohet se kemi pasur të drejtë, por fatkeqësisht indikacionet tona në 7-8 vitet e fundit nuk e ndryshuan qeverinë e LSD-së dhe BDI-së për të nënshkruar një sërë protokolle të tjera të dëmshme që bartin këtë pasojë, Shqipëria të vazhdojë dhe të hapë negociatat për anëtarësim në BE dhe Maqedonia të bllokohet përsëri nga Bullgaria, sepse qeveria e kaluar ia dha në pjatë instrumentet për bllokadë të pajustifikueshme”, tha Milloshoski.

Ai potencoi dëmin nga nënshkrimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë nga ana e siç thotë, LSDM-së dhe BDI-së.

“Marrëveshjet e tilla të dëmshme kanë pasoja afatgjate. LSD dhe BDI i nënshkruan me shpresë se do t’u jepte edhe dy tre vite të tjera pushtet si garniturë në Maqedoni, por çmimi i nënshkrimit të marrëveshjeve të tilla të dëmshme është afatgjate dhe i madh”, theksoi Milloshoski.

 

Exit mobile version