Site icon Telegrafi

Milloshoski: Franca dhe disa vende tjera zgjerimin e BE-së e shohin si ngarkesë

Deputeti i OBRM-PDUKM-së dhe ish-ministër për Punë të Jashtme Antonio Milloshoski, në një intervistë për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, thotë se Franca dhe disa vende tjera zgjerimin e BE-së e shohin si ngarkesë, e jo si prioritet.

Ai vlerëson se Qeveria e tanishme e Maqedonisë së Veriut ka bërë gabim me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të nënshkruhet marrëveshje me rëndësi të veçantë, e paraprakisht të mos kërkohen garanca të fuqishme, është sikur të pajtoheni t’ua amputojnë këmbën, pa mos kërkuar mendim të dytë dhe të tretë nga mjekë tjerë. Nëse bëhet gabim i tillë, këmbën do ta humbni pa dallim sa fuqishëm dhe gjatë do të qani pas saj. Për fat të keq, qeveria jonë e bëri këtë gabim”, thotë Milloshoski.

Ai shtoi se qytetarët e vendit janë mashtruar, se nëse marrëveshja me Greqinë do t’i anëtarëson në BE.

“Kjo ishte edhe propaganda para referendumit për ndryshim të emrit. Megjithatë realiteti është ndryshe. Franca dhe disa vende tjera, zgjerimin e BE-së nuk e shohin si prioritet, por si ngarkesë. Në rrethana të tilla, anëtarësimi i plotë në BE në dekadën e ardhshme është mision i pamundur, madje ndoshta edhe për një kohë të gjatë”, thotë Milloshoski.

Sipas tij, punët në BE duhet të ndryshojnë dhe kërkon që kriteret të jenë më të qarta nëse do të ketë të ardhme për Ballkanin Perëndimor./Telegrafi/

Exit mobile version