Telegrafi

Milloshoski: Është kohë e shkurtë që PSP-ja të bëhet profesionale

Deklarata e fundit e Katica Janevës, se punësimi i nipit të saj tek PSP-ja nuk paraqet nepotizëm, është nxjerrë në pah të nënvlerësimit të qytetarëve dhe hipokrizisë në parimet e transparencës dhe trajtimit të drejtë. Këto janë deklaratat që sot i bëri, Antonio Milloshoski, anëtar i komitetit ekzekutiv në OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Katica Janeva dhe ekipi i saj, jo vetëm që e kanë kthyer prokurorinë speciale në vegël partie të LSDM-së, por pa asnjë pardon çdo ditë e më shumë, me nipa, simpatizues, kushërinj, shokë dhe njerëz tjerë kalojnë në buxhetin e shtetit. Ajo gjithashtu pranoi se ka punësuar një anëtar të LSDM-së, Borçe Boki Trajkovski, person i ndjekur penalisht i cili ka qenë i dënuar me një vjet burg”, deklaroi Milloshoski.

Sipas tij, me këtë mënyrë të punës Janeva, nuk mund të dëshmojë se PSP-ja do ta rrit kredibilitetin dhe do të jetë e pavarur, transparente dhe institucion i përgjegjshëm./Telegrafi/