Site icon Telegrafi

Milloshoski: Është hedhur poshtë deklarata për Goce Dellçevin

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtëm në Kuvend, njofton se sot është hedhur poshtë deklarata e paraqitur nga opozita për rastin e 150 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit.

“Në seancën e sotme të Komisionit për Politikë të Jashtme deputetët e LSDM-BDI kanë votuar kundër deklaratës për rastin e 150 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit, me çka e njëjta nuk është miratuar”, njofton Milloshoski.

Më herët, nga qeveria thanë se është periudhë e bashkëpunimit intensiv të grupeve punuese mes dy qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe se Kuvendi tashmë ka votuar për rezolutën për vijat e kuqe./Telegrafi/

Exit mobile version