Telegrafi

Milloshoski: Deri në fund të javës do të takohen grupet punuese të pushtetit dhe opozitës për Ligjin për PP

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski sot në konferencë për shtyp deklaroi se grupet punuese të pushtetit dhe opozitës kanë rënë dakord të takohen deri në fund të kësaj jave për Ligjin për Prokurori Publike.

“Gjatë ditës së djeshme kishte takim koordinativ të dy anëtarëve të dy grupeve, nga pushteti dhe nga opozita për dinamikën e Ligjit për Prokurori Publike. Palët kanë rënë në ujdi që të ketë takim të grupeve të punës, çdo grup me vërjetjet dhe argumentet e veta, deri në fund të kësaj jave”, tha Milloshoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Dekoska: Nga vullneti i OBRM-PDUKM-së varet miratimi i Ligjit për Prokurori Publike

Ai shpreson se në këtë takim do të ketë këmbim të argumenteve në mënyrë që, siç tha ai, të përafrohen qëndrimet rreth ligjit që do të miratohej me konsensus më të gjerë.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Milloshoski tha se në takimin e punës që do ta kenë kolegët nga koalicioni qeveritar dhe ekipi juridik i partisë së tij, do shfaqen vërejtjet, argumentet dhe disa gjëra me qëllim të mirësimit të tekstit të ligjit./Telegrafi/