Ish-ministri dhe kandidati për deputet nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, është shtruar në spital në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup pasi që ka rezultuar pozitive me COVID-19, informon Zëri i Amerikës.
Ai ditën e premte konfirmoi se nëna e tij ishte infektuar me coronavirus. Milloshoski kishte pasur kontakte me nënën e tij në shtëpinë e tyre në Kërçovë.
Milloshoski që nga dita e premte ishte në vetizolim./Telegrafi/