Site icon Telegrafi

Milloshoski: Çdo kush ka të drejtën e bojkotit, besoj se referendumi do të jetë i pasuksesshëm

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, përmes një video në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se çdo qytetar i vendit ka të drejtë ta bojkotojë referendumin e 30 shtatorit.

Ai gjithashtu tha se është i sigurt se referendumi për marrëveshjen me Greqinë, do të jetë i pasuksesshëm dhe mësim për qeveritë e ardhshme, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Çdo kush ka të drejtë ta bojkotojë referendumin. Qytetarët e Maqedonisë duhet të luftojnë për përparimin e tyre. Jam i sigurt se ky referendum i pasuksesshëm do të jetë leksion për pushtetin dhe kujdes më të madh për dëshirat për qeveritë e ardhshme”, theksoi Milloshoski.

Përndryshe, partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM në lidhje me referendumin vendosin që të mos merr qëndrim konkret dhe bëri thirrje që çdo përkrahës i tyre të merr vendim në mënyrë individuale./Telegrafi/

Exit mobile version