Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski sonte në “Për apo kundër” deklaroi se BDI nuk ka çfarë t’u ofrojë qytetarëve nga sektori ekonomik se si ta përmirësojnë jetën e tyre.
Ai thotë se BDI-ja nuk mund ta përmirësojë jetën e qytetarëve në Tetovë, Gostivar, Shkup, Kumanovë dhe tani po kërkon t’ia kalojë topin opozitës.
“Ai po përpiqet në çdo mënyrë që të gjejë aktorë të brendshëm apo të jashtëm që mund të ndikojnë në një fragmentim të caktuar në OBRM-PDUKM, por do të përmend se grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së asnjëherë nuk ka qenë më i bashkuar se sa sot. Lidershipi i OBRM-PDUKM-së nuk ka qenë kurrë më koheziv se sa sot.
Prandaj apeli ynë është që të kemi një Qeveri më stabile, sepse LSDM dhe BDI me siguri do të humbasin, më së miri është që njerëzit të bashkohen rreth koalicionit OBRM-PDUKM, të kemi sa më shumë deputetë”, tha Milloshoski./Telegrafi/