Site icon Telegrafi

Milloshoshki: Nuk do të lejojmë hetime të paligjshme jashtë afatit ligjor

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski në seancën e sotme tha se nuk do të lejojnë hetime joligjore të PSP-së jashtë afatit ligjor.

“Ajo që mund të theksoj është se është zvogëluar dinamika e takimeve me Ministrinë e Drejtësisë. Nuk e di nëse është e ndërlidhur me ndryshimet e paralajmëruara në Qeveri, por është e qartë se thuajse nuk ka. Kryeministri Zaev ka theksuar se ka kërkesa të reja, ne të gjitha kërkesat, sipas rekomandimeve të gjykatës në Strasburg, i lexuam në 65 amendamentet”, tha Milloshoski. duke shtuar se propozimi i tyre ka të bëjë me prokurorin i cili do të jetë në krye të prokurorisë të jetë me mesatare më të lartë në Fakultetin e Drejtësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mendoj se BDI dhe LSDM do ta pranojnë këtë”, shtoi ai.

Sipas Milloshoskit, 15 amendamente janë më të rëndësishme. “Nëse duan ta përmirësojnë tekstin, do të duhej që këto 15 t’i përfshijnë në tekstin ekzistues ose ta përmirësojmë bashkërisht, nëse me të vërtetë kanë dëshirë të përmirësohet ky ligj”, tha mes tjerash Milloshoski.

Sa i përket nenit kontestues të ligjit që rregullon vazhdimin e procedurave dhe fatin e dëshmive të përgjimeve, Milloshoski tha se neni 105 mund të ekzistojë, por se hetime të paligjshme nuk do të lejohen./Telegrafi/

Exit mobile version