Telegrafi

“Million Dollar Smile” projekti i ri nga Loredana

Loredana Zefi ka publikuar projektin e ri të saj.

“Million Dollar Smile” është projekti i reperes shqiptare që është publikuar në platformën Spotify.

Projekti është punuar nga produenti i njohur, Macloud.

Projekti është i treti në karrierë për artisten shqiptare e cila jeton në Zvicër.

Loredana tashmë është konsoliduar si një prej top emrave të skenës muzikore shqiptare.

Ajo është në pritje të fëmiut të saj të parë me të dashurin Mozzik.

Loredana dhe Mozzik ka kohë që janë në lidhje dhe bashkëjetojnë në Zvicër.

/Telegrafi/