Anthony Joshua është shtyrë nga Jarrell ‘Big Baby’ Miller në konferencën për shtyp, ku dy boksierët janë shfaqur ballë për ballë.
Dy boksierët janë paraqitur të martën në Madison Square Garden, arenën ku do të zhvillohet dueli ndërmjet tyre më 1 qershor.
Siç ndodh rëndom në paraqitjet ballë për ballë, nuk ka munguar përplasja ndërmjet tyre dhe shkëmbimi i fjalëve ofenduese.
Situata ka shkuar më tej, saqë Miller i ka dhënë një shtyrje të fortë kampionit të unifikuar botëror.
Fireworks! Miller pushes Joshua as the two meet face to face. Joshua jumps off the stage to have words with someone in the crowd and part of AJ's entourage gets in a tangle with the security staff.
📹[@DAZN_USA]#JoshuaMiller pic.twitter.com/LxLFzWF2Ww
— HeavyHands Boxing 🤛🏼🥊 (@_HeavyHands) February 19, 2019
Kjo është hera e dytë që përplasen dy boksierët, pasi edhe në vitin e kaluar amerikani kishte ndërhyrë në konferencën ndërmjet AJ dhe Alexander Povetkin, duke shkaktuar kaos.
Në duelin ndërmjet Joshuas dhe ‘Big Baby’ Millerit do të jenë në lojë titujt IBF, WBA dhe WBO, të cilët i posedon britaniku i pamposhtur.
Pritet që fituesi i këtij dueli më vonë gjatë vitit të ndeshet me fituesin e rimeçit, ndërmjet Tyson Fury dhe Deontay Wilder. /Telegrafi/