Telegrafi

Milito: Interi është më i mirë, por Milani është favorit

Diego Milito beson se Interi ka skuadër të mirë dhe se shkarkimi i Frank de Boer, ishte një gabim. Megjithatë, sipas tij, Milani është favorit për derbin e të dielës mbrëma.

“Interi ka një skuadër superiore, por deri më tash Rossonerët e kanë dëshmuar veten se janë më shumë se një ekip”.

“Vincenzo Montella ka punuar shumë mirë dhe e admiroj shumë punën e tij”, ka deklaruar Milito për La Gazzetta dello Sport.

“Pozicionet relative në tabelë sugjerojnë se Milani është favorit, mirëpo shpesh derbi i përgënjeshtron këto parashikime”, ka shtuar ish-sulmuesi i Nerazzurrëve.

Lexo po ashtu Kaka: Derbi është i veçantë

Argjentinasi ka folur edhe për shkarkimin e De Boer: “Mendoj se ishte gabim largimi i tij. Ai është një person i shkëlqyer me ide fituese, i cili ka mundur t’i japë një mentalitet të ri edhe skuadrës edhe klubit.

“Ai thjesht kishte nevojë për më shumë kohë. Fatkeqësisht, kur rezultatet nuk vijnë, trajneri e paguan”. /Telegrafi/