Legjenda e Interit, Diego Milito, thotë se Mauro Icardi e ka treguar vetën që është një sulmues i madh.
Argjentinasi që ka shënuar dy gola në finalen e Ligës së Kampionëve për Interin kundër Bayernit, ka folur për Icardin dhe ish-klubin e tij.
“Mauro e ka dëshmuar që është sulmues i madh”.
“Me 24 vjet është duke bërë shumë mirë me një skuadër të madhe siç është Interi. Shpresoj që të vazhdoj kështu, pasi ai është një sulmues i madh”.
“Ai ka vend për përmirësime, por është i ri dhe po ecën mirë”.
Milito po ashtu ka folur edhe për formën e skuadrës duke iu dhënë edhe këshilla.
“Hendeku me klubet e kreut është ende i madh, por e shoh Interin mirë. Është një ekip i ri dhe po rritet”.
“Është e rëndësishme të fitohen ndeshjet si ajo me Cagliarin, sepse këto janë ato ndeshje që të lejojnë për t’i arritur objektivat e caktuara”.
“Gjithkush dëshiron të fitojë ndeshjet kundër Juventusit, Romës dhe Milanit, por është e rëndësishme për të gjetur vazhdimësinë e rezultateve dhe për t’i arritur objektivat që ne të gjithë i duam”, ka thënë Milito. /Telegrafi/