Eder Militao është i gatshëm të bëjë debutimin e tij me Real Madridin.
Mbrojtësi brazilian ka kompletuar transferimin te Los Blancos, ndërsa ka qenë pushim pas Kupës së Amerikës.
Lojtari tani i është bashkuar grupit dhe pritet të debutojë këtë javë me Los Blancos.
Trajneri Zinedine Zidane ka vendosur që ta fus nga minuta e parë ish-mbrojtësin e portës në ndeshjen miqësore të së mërkurës ndaj Red Bull Salzburg.
Sipas medieve spanjolle, braziliani është përshtatur mjaftë mirë me Realin sa i përket stërvitjeve.
Ai nuk e ka pasur problem ambientimin pasi në Madrid ka gjetur edhe bashkëkombësit e tij Marcelo, Vinicus JR, Rodrgyo e Casemiro. /Telegrafi/