Telegrafi

Militantët e Hamasit publikojnë videon që tregon sesi ishin stërvitur për të kryer sulmin mbi izraelitët

Militantët e Hamasit kanë publikuar një video të stërvitjes së sulmit të tyre vdekjeprurës në Izrael, ku shihet sesi me paragllajd simulojnë zbritjen e tyre dhe të armëve ku më pas futen nëpër ndërtesa që i kishin shënjuar me yllin e Davidit.

Militantët e njësisë “Falcon” shihen duke ecur nëpër rërë, dhe duke bartur pajisje që mund t’ju hyjnë në punë në operacionin e planifikuar.

Në video ata shihen duke ndezur motorë dhe parashutat duke hapur me të cilat bien në një hapësirë me rërë.

Lexo po ashtu Kërcënon Hamasi: Do të vrasim pengjet nëse Izraeli nuk ndalë sulmet në Gazë – ekzekutimet do t’i transmetojmë

Disa paragllajderë fluturojnë ulët në shkretëtirë para se të zbresin në një fshat – duke mbajtur në duar pushkë automatike me të cilat hapin zjarrin mbi caqet e tyre.

Madje ata inskenuan edhe momentin kur do të kryenin sulmin në festivalin e organizuar në shkretëtirë, ku shumë të rinj izraelitë u vranë nga militantët e Hamasit.

Qindra të rinj ishin mbledhur për një natë plot argëtim në festivalin e muzikës “Rave”, në afërsi të Kibbutz Re’im në afërsi të Rripit të Gazës. /Telegrafi/