Telegrafi

Militantët e Hamasit lexonin “Mein Kampf” në gjuhën arabe, presidenti izraelit pretendon se libri i Hitlerit u gjet në dhomën e fëmijëve në Gazë

Presidenti izraelit Isaac Herzog, ka deklaruar sot se libri i Adolf Hitlerit “Mein Kampf” (lufta ime) e përkthyer në gjuhën arabe, është gjetur në një dhomë fëmijësh që u përdor si bazë nga militantët e Hamasit në Rripin e Gazës.

Herzog këto komente i bëri gjatë një interviste dhënë BBC-së derisa mbante në dorë librin e liderit nazist, transmeton Telegrafi.

“Ky është libri i Adolf Hitlerit “Mein Kampf” i përkthyer në gjuhën arabe. Kjo libër që çoi deri te holokausti dhe libri që çoi në Luftën e Dytë Botërore”, tha Herzog për BBC, thuhet në kumtesën e kabinetit të presidentit.

Lexo po ashtu Zëdhënësi i kryeministrit izraelit thotë se palestinezët po inskenojnë lëndimet, publikon video – doli të jenë pamje nga një film libanez

Në kumtesë gjithashtu është bërë e ditur se libri është gjetur në një ndërtesë kolektive në mesin e gjërat që i përkisnin një militanti dhe se brenda saj janë gjetur shënime tjera të shkruara me dorë.

“Ai mbante shënime dhe ndiqte ideologjinë e Adolf Hitlerit që të urrejnë hebrenjtë, t’i vrasin, djegin dhe t’i shkatërrojnë kudo që janë. Kjo është lufta e vërtetë me të cilën po përballemi”, tha Herzog. /Telegrafi/