Reperi Onat ka prezantuar së fundmi për publikun projektin e tij më të ri muzikor.
“Milionerk” mban titulklin kënga e tij e re, e cila është hip-hop dhe RnB.
Muzika është punuar nga Pluto, tekstin e ka shkruar vet Onati, gjersa incizimi është bërë në studion Room 6.
Kënga është vizualizuar edhe me një klip shumë interesant me ngjyra, në të cilin rap-artisti shfaqet më ndryshe nga herët e tjera.
Ana vizuale i është besuar produksionit Imagine Films. /Telegrafi/