Milioneri kinez, Charles Zhang Chaoyang, i ka përgënjeshtruar njoftimet se është në lidhje me Taylor Swift.
Mediat kanë spekuluar se këngëtarja amerikane ka nisur një lidhje dashurie me pasanikun 52 vjeçar, mirëpo kjo rezulton e pavërtetë.
Madje, Chaoyang ka thënë se as nuk e njeh dhe nuk e di se kush është këngëtarja 27 vjeçare.
“Janë vetëm thashetheme. Nuk jam i interesuar për femra të huaja (jo kineze)…”.
“Unë as nuk e di se kush është Taylor Swift”, ka thënë për South China Morning Post shefi ekzekutiv i Sohu – kompanisë kineze të internetit.
Swift shpeshherë është temë e faqeve të thashethemeve për lidhjet e saja romantike që zakonisht mbesin në suaza të spekulimeve. /Telegrafi/